Përfundon numërimi i votave me postë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit.

Elezi poashtu bëri të ditur që nesër do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.
“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë nga ai:

Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës.

Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR.

KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT