Vëllaznimi-Gjilani u mbyll 0:0, ndërsa mysafirët kanë siguruar mbetjen në Superligë.
Skuadra gjakovare kishte përkrahjen e tifozëve të cilët ishin të shumtë në stadium, në mesin e tyre ishin edhe Lorik Cana dhe Eros Grezda, transmeton Periskopi.
Por, ndeshja u tensionua në minutën e 91-të kur tifozët hodhën gjësende në fushë ku mbeti i lënduar Betim Haxhimusa i Gjilanit.
Ky barazim i konvenoi më shumë Gjilanit që siguroi mbetjen në Superligë, ndërsa Vëllaznimi do të luajë në barazh.
Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ndërmjet Drenicës dhe Lirisë, e cila u mbyll me barazim 1:1. /Periskopi/
- Advertisement -