Përfundon ndeshja, ditë fantastike për KF Drenicën

KF Drenica ka shënuar fitore në udhëtim te Besa e Pejws.

90 minuta lojë përfunduan me rezultatin 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Genc Haiti në minutën e 79-të.

Në anën tjetër Vëllaznimi, rival direkt i Drenicës për të mbetur në ligë, ka pësuar humbje nga Flamurtari me rezultat 1-0.

Pas xhiros së 28-të, Drenica renditet ne vend të tetë me 42 pikë, 7 më shumë se Vëllaznimi në vend të 9 me 35 pikë./Drenicapress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT