Përfundon mbledhja e LDK-së, Abrashi tregon se kur do të zgjidhet kryetari i ri i partisë

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për caktimin e Kuvendit të ri zgjedhor.

Në një adresim për medie, Abrashi ka thënë se Kuvendi ku do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mbahet më 14 mars.

“Në takimin e sotëm është caktuar një datë për ta thirrur Kuvendin për kryetarin e ri të LDK-së. Është diskutuar edhe për trupat tjerë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Më 14 mars, synojmë ta mbajmë këtë mbledhje”, është shprehur ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT