Boksieri shqiptar, Xhek Paskali, nis rrugëtimin e tij në boksin profesionist, me fitore.
Ai, pak çaste më parë, në Berlin të Gjermanisë, mposhti bindshëm serbin Mirosllav Saviq,në kategorinë super të mesme ( deri në 75 kg ), në një duel që u zhvillua në gjashtë raunde , mevendimin unanim të referëve.
Gjirokastriti Paskali, i cili deri më tash në boksin amator ka pasur një karrierë të bujshme, fitoi përballë një boksieri me përvojë, siç ishte Saviç, duke qenë më i mirë thuaja në secilin raund.
Në dy raundet e fundit, atë të pestin dhe të gjashtin, Saviç, falë gongut po edhe përvojës, i shpëtoi më të keqes, nokautimit, të cilin boksieri ynë e kërkoi me ngulm.
Kështu, Paskali shënoi fitoren e parë, kurse Saviç humbjen e tretë nga nëntë duelet e deritashme.