Përfundon derbi lokal mes Feronikelit dhe Drenicës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 3.

Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetrën për skuadrën nga Skenderaj. Kurse, në anën tjetër për Feronikelin shënoi Simonovski.

Ishte një fitore e madhe për skuadrën e Bledar Devollit që rikthehet përsëri fuqishën në garën për mbijetesë.

Pas 21 xhirove, Feronikeli renditet ne vendin e shtatë me 24 pikë, kurse e Drenica e parafundit në tabelë me 23 pikë./DrenicaPress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT