Përfundon derbi drenicak, Drenica “arrë” e fortë për Feronikelin

Ka përfunduar ndeshja, Feronikeli – Drenica. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 2.

Drenica ishte e para që kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Almedin Murati, por me golat e Dabiqajt dhe Millickovic, Feronikeli arriti që ta përmbys rezultatin në 2 me 1. Mirëpo, në minutën e 82′, i jashtëzakonshmi Murati barazoi shifrat 2 me 2 dhe i dha një barazim të madh skuadrës nga Skënderaj, shkruan GazetaBlic.

Të dyja skuadrat kishin edhe raste të tjera shënimi por që rrejtat nuk u tundën më.

Pas këtij barazimi, Feronikeli dhe Drenica renditen në pozitat 4 dhe 5 në tabelë me nga 4 pikë të arkëtuara.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT