Përfundon aksioni i EULEX-it: Ja për çka u arrestuan Gucati dhe Haradinaj

Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku, u ka thënë medieve të premten mbrëma se bastisja ka zgjatur aq shumë, shkaku i kontrollimit të dokumentacioneve.

“I kanë marrë disa shtëpiza të kompjuterëve. Përveç shtëpizës i kanë marrë edhe xhirimet e kamerave”, ka thënë ai.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

Gashi ka deklaruar se se arsyeja e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt është pengimi i drejtësisë./GazetaBlic

- Advertisement -

MË TË FUNDIT