Përfundojnë punimet e kogjenerimit në B1 të TC Kosova B

Gjatë kësaj jave janë kryer punët e planifikuara nga KEK në turbinën B1 të TC Kosova B.
Kjo ka mundësuar nxerrjen e avullit për punët testuese finale të sistemit të kogjenerimit nga turbina B-1 që do të bëhen gjatë ditëve të ardhshme që kanë qenë të planifikuara më herët. Kjo do të rezultojë me prodhim të ngrohjes sipas nevojave testuese finale të pajisjeve në fjalë.
“Nëse gjatë këtyre ditëve edhe përkundër temperaturave të jashtme atmosferike të larta do të hetohet ngrohja në banesat tuaja, ju njoftojmë se nuk keni nevojë për shqetësim se kjo është e përkohshme dhe është si nevojë e kryerjes së këtyre testimeve finale për turbinën B1”, theksohet në njoftimin e Arsimit Fetahut, U.D Kryeshef Ekzekutiv i Termokosit.
Njëkohsisht njoftohet se kanë filluar punimet për kyçjen edhe të turbinës B2 në sistemin e kogjenerimit e cila do të rrisë sigurinë e operimit dhe kapacitetin e prodhimit të energjisë termike për sezonat e ardhshme të ngrohjes.
Për shkak të këtyre punimeve në Kosova B, Termokos kishte mbyllur sozonin e ngrohjes së Prishtinës 15 ditë para kohe, pra më 1 prill 2015 .
- Advertisement -

MË TË FUNDIT