Skuadra e KF Drenicës në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli. Lojtari ferizajas do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare , me mundësi vazhdimi. 22 vjeçari, vjen nga KF ARBERIA ku u paraqit në edicionin që sapo e lamë pas. Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë.

KF Drenica ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin me tipare mbrojtëse, Bruno Arrabal Passamani. Ish-lojtari po ashtu i Arbërisë, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të edicionit 2021/22. I njëjti do të bashkohet më skuadrën sapo të kompletojë dokumentacionin, pasi lojtari momentalisht gjendet në Brazil. Prezantimi i lojtarit do të bëhët ditëve në vijim, sapo lojtari të arrijë nga Brazili në Kosovë.

Më këto dy përforcime ekipi ka përmbyllur transferimet e afatit kalimtar veror, duke u koncentruar tashmë vetëm në ndeshjet e kampionatit që do të startojë këtë fundjavë.
KF Drenica pret SC Gjilanin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë