Përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovizion është familjar i politikanit të njohur kosovar

Gjon’s Tears është emri artistik i Gjon Muharremaj nga fshati Gjinoc i Suharekës që do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2021.

Muharremaj është lindur në Zvicër, nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga fshati Gjinoc i Suharekës dhe nëna nga Tirana.

Këngëtari i talentuar është familjar i afërm i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

Madje, ai po vlerësohet si një nga favoritët e mundshëm për të fituar Eurovizionin këtë edicion. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT