Perez bëri gabim të madh, shiqoni se si Casillas si ndalë lotët në fjalimin e fundit për Real Madrid (Video)

Veq një tifozë i pandjenjë mund të mos ndihet i emocionuar nga kjo video e legjendës të futbollit dhe Real Madridit, Iker Casillas. Portieri nga më të mirët në histori të futbollit është ndarë me Realin sot në konferencë për shtyp.

Iker mezi arriti të mirrte veten nga emocionet pasi që ndihej shumë i emocionuar në deklaratën e tij të fundit me Realin.

“Para së gjithash unë erdha këtu për të ju falënderuar për herë të fundit. Gjëja më e vështirë në jetë është ti them Realit lamtumirë për herën e fundit. Unë jam duke shkuar tani në Porto për dy arsye. E para për iluzionin që më ka dhënë ajo skuadër, dhe e dyta për interesin e madh që kanë treguar për mua.
Kam qenë shumë i nderuar të veshë fanelën e kësaj skuadrë gjatë gjithë këtyre viteve. Ndihem mirë sepse i kam plotësuar të gjitha ëndrrat, veq asaj të pensionohem këtu. Ky klub mua më ka formuar si person, më ka bërë njeri me vlerë.
Kam jetuar momente unike të cilat nuk do ti harroj asnjëherë. Në këtë skuadër po lë miqë të mëdhenjë të cilët ju duhet ti mbështesni.
Dua një falënderim special për të gjithë trajnerët e mijë të cilët kanë besuar gjithmonë në mua. Falënderim të veçantë për prindërit e mijë, gruan dhe djalin të cilët i kam pasur prapa meje në çdo moment të karrierës.
Jam i nderuar që kam luajtur me lojtarë të mëdhenjë. Nuk do ti harroj asnjëherë të gjithë lojtarët që kam ndarë zhveshtoren me ta. Faleminderit tifozerisë të Realit të cilët më kanë bërë gjithmonë krenar. Unë gjithmonë do të jem me ju, tifoz i juaji.
E di që kudo që të jem unë nuk do të dëgjoj më asnjëherë “Hala Madrid”, kjo gjë do të më pengoj mua. Nuk dua të ju them lamtumirë sepse ne do të takohemi përsëri” ka thënë Casillas në deklaratën e fundit të tij./Indeksonline/

https://www.youtube.com/watch?v=er7R0e6cshw

- Advertisement -

MË TË FUNDIT