Përdorni antibiotikë? Duhet ti dini këto gjëra rreth tyre

Shumica nga ne përdorim antibiotikë kur kemi ndonjë infeksion. Mirëpo, antitbiotikët dinë edhe të shkaktojnë efekte anësore në trupin tonë.

Më poshtë janë disa gjëra të cilat duhet që ti dini kur përdorni antibiotikë, transmeton Indeksonline.

-Antibiotikët – “Anti” do të thotë kundër dhe “biotik” do të thotë të mikroorganizmat e gjallë, domethënë bakteret. Pra, antibiotikët duhet të merren vetëm për të trajtuar infeksionet bakteriale dhe jo për trajtimin e sëmundjeve virale ose fungale.

-Doza e rekomanduar e përgjithshme të antibiotikëve është 2 – 3 herë në ditë. Por kurrë mos përdorni atë pa rekomandim dhe ashtu siç ua merr mendja sepse çdo gjë e tepërt mund të çojë në komplikacione të tretjes.

-Më e rëndësishmja, përdorni antibiotikët siç rekomandohet nga mjeku juaj dhe mos i ndërprisni ata kur ju të ndjeheni më mirë pas disa ditësh.

-Zakonisht, antibiotikët duhet të merren pas ushqimit. Por në disa raste mjeku juaj mund të rekomandojë marrjen e tyre para ose gjatë ushqimit. Çfarëdo që mund të jetë rasti, shmangni ushqimet pikante dhe alkoolin kur të merrni këto ilaçe.

-Antibiotikët gjithashtu sulmojnë bakteren gut, e cila në fakt është e dobishme për trupin.

-Sigurohuni që të pini 2 – 3 litra ujë çdo ditë. Ju gjithashtu mund të pini lëngje frutash të freskëta për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar kur përdorni antibiotikë sepse ju ndihmon në t’i largoni kimikatet e dëmshme nga trupi.

-E fundit por jo më pak e rëndësishmja, është mjaft e zakonshme që të përjetoni probleme të tretjes si kapsllëku ose diarreja. Por kjo nuk do të thotë që ju të ndalni së përdoruri medikamentet. Konsultohuni me mjekun tuaj dhe informojeni atë për problemet e mundshme. Ai mund të ju ndryshojë medikamente.