Përdorimi i WhatsApp-it në kompjuter

Një nga kufizimet e WhatsApp është se ju mund ta përdorni atë vetëm në telefon. Nëse nuk e keni telefonin me vete, ju nuk mund ta përdorni WhatsApp-in. Ky problem nuk do të jetë më, pasi WhatsApp ka krijuar një version të aplikacionit për ueb, që ju lejon të përdorni WhatsApp-in brenda një shfletuesi desktop. Më poshtë do të listojmë disa instruksione se si të përdorni versionin ueb të WhatsApp-it.

  1. Shkarkoni aplikacionin Bluestacks App Player në kompjuter.
  2. Instalojeni atë në kompjuter. Gjatë instalimit, Bluestacks do t’ju pyesë për qasjen në App Store dhe njoftimet e aplikacioneve. Ju mund të zgjidhni mos t’i përdorni këto veçori.
  3. Prisni derisa të mbarojë instalimi (do t’ju marrë disa minuta). Në fund të instalimit, Bluestacks do të hapet në të gjithë ekranin. Klikoni tek ikona në anën e djathtë për ta shfaqur atë në formën e dritares. Kjo i bën më të lehtë ndjekjen e hapave të tjera.
  4. Lëreni Bluestacks App Player të operojë dhe shkoni tek shfletuesi. Shkarkoni skedarin apk të WhatsApp-it.
  5. Klikoni dy herë tek skedari WhatsApp.apk që ruajtët në kompjuter. Aplikacioni do të instalohet automatikisht tek Bluestacks App Player.
  6. Vendosni numrin e telefonit dhe klikoni Verifiko.
  7. Prisni për 5 minuta, pasi WhatsApp do të verifikojë numrin tuaj
  8. Pas 5 minutash, WhatsApp do t’ju ofrojë një opsion për verifikimin me zë. Klikoni “Call me”.
  9. Ju do të merrni një telefonatë. Përgjigjuni dhe dëgjoni kodin e verifikimit.
  10. Vendosni kodin në WhatsApp dhe kështu mund ta përdorni aplikacionin e mesazheve nga kompjuteri.
  11. Ju duhet të regjistroni edhe njëherë kontaktet tuaja në aplikacion. Ju mund të shtoni kontakte duke klikuar tek ikona e “Contacts”. Këto kontakte do të ruhen vetëm në këtë aplikacion për ueb dhe nuk do të shfaqen tek pajisjet e tjera. Ju mund të dërgoni pastaj mesazhe tek këto kontakte.
  12. As grupet që bëni pjesë nuk do të shfaqen në kompjuter. Ju duhet t’i kërkoni administratorit të grupit që t’ju shtojë edhe njëherë në grup. /krokodili.al/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT