Përdorimet kozmetike të kripës

    Një aleat shume i mire kundër celulitit dhe ne gjendje për te përmirësuar dukshëm bukurinë e lëkurës, kripa nuk është vetëm një element i rëndësishëm për ushqimin tone por ne te njëjtën kohe shfaqet e pazëvendësueshme edhe për kujdesin e trupit.

    1- Te krijoni onde tek flokët
    Për te pasur ne çdo moment te vitit flokë me onde shume ne tendence për pranvere/vere 2015 përzieni një luge kripe me ujë. Pasi kripa te jete shkrire sprucojeni ne flokë te njome dhe rregullojini me duar.

    2- Scrub për trupin
    Përdorni kripen ndërsa laheni për një veprim efikas si scrub për trupin duke favorizuar eliminimin e qelizave te vdekura dhe duke bere kështu një lëkurë te bute dhe kompakte. Ne alternativ provoni te përzieni kripen me vaj uliri.

    3- Banje me kripe
    Ne mënyrë për dizintoksikuar për te shfryre dhe për ti rikthyer elasticitetin lëkurës, banja me kripe duhet te behet dy ose tre here ne jave. Mjafton te shkrini gjysme kile kripe ne ujin e vaskës dhe me pas te shijoni relaksin për 20 minuta.

    4- Kripa kundër zbokthit
    Beni një peeling te lëkurës se kokës duke përdorur kripe te ashpër nen dush, kjo do t’u ndihmoje te largoni zbokthin duke favorizuar rinovimin e qelizave te lëkurës se kokës.

    5- Kripa kundër akneve
    Kripa vepron si te ishte një eksfoljues natyral, mund te ndihmoje për te mbajtur poret te pastra dhe te reduktoje yndyrën e lëkurës duke limituar kështu edhe formimin e akneve.

    6- Pastrues për fytyrën
    Nëse keni lëkurë delikate krijoni një scrub delikat duke kombinuar kripen me vajin e ullirit për një përbërje homogjene.

    7- Buzëqeshje e shkëlqyeshme me kripen
    Për një buzëqeshje te bukur shtoni pak kripe dhe sode buke dhe me pas fërkoni dhembet. Ne këtë mënyrë do te largoni te gjitha papastërtitë dhe dhembet do te bëhen me te bardhe.

    8- Thonj te shëndetshëm dhe te bukur me kripen
    Nëse përdorni shpesh manikyr dhe thonjte ju duken sikur kane marre një ngjyre te verdhe provoni te krijoni një përzierje me një luge kripe, sode buke dhe lëng limoni.

    9- Këmbë te bukura me kripe
    Për te larguar lodhjen nga këmbët dhe kaviljet e fryra përdorni ujë te ngrohte dhe disa luge kripe te ashpër shtoni disa gjethe rozmarine dhe disa pika vaj esencial për një efekt freskues për një efekt drenues alternoni ujin e ftohte me te ngrohte.