Përditësime në WhatsApp

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në pajisjet mobile, dhe shkon kokë më kokë me Viber, Facebook Messenger, etj. WhatsApp u përvetësua nga Facebook disa kohë më parë, por kjo nuk ndikoj aspak që ky aplikacion të rritej dhe më tepër. WhatsApp po merr përditësime të vazhdueshme, dhe një përditësim i tillë sapo ka ardhur në versionin beta të aplikacionit.

Aplikacioni WhatsApp beta është përditësuar në versionin 2.16.118, dhe ky përditësim sjell mesazhe të cituara dhe përgjigje, një tipar me të vërtetë interesante, sidomos për një aplikacion mesazhesh. Tani, ju kujtojmë se ky tipar mund të vij dhe tek versionet e vjetra gjithashtu, disa përdorues të cilët janë në 2.16.116 dhe 117 kanë raportuar se ky tipar është shfaqur dhe tek ata. Pra, nuk është e mundur që tipari të jetë i lidhur me një version të vetëm.

Ky tipar për disa mund të mos jetë i kuptueshëm për disa, por në thelb ajo çfarë bën është se ju jep mundësinë juve që ti përgjigjeni një mesazhi duke cituar atë mesazh. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të selektoni mesazhin që doni t’i përgjigjeni dhe do shihni një buton ‘reply’ që do ju shfaqet dhe aty ju mund shkruani përgjigjen tuaj. Mbasi të mbaroni së shkruari, thjesht dërgoni mesazhin dhe do vini re që mesazhi juaj do dërgohet bashkë me mesazhin që ju keni cituar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT