PËRBALLJE: Pse dështuan nxënësit e Kosovës në testin PISA?

Sonte në emisionin “Përballje” ndiqeni përballjen për rezultatet e testit PISA që u publikuan javën e kaluar? Pse Kosova doli keq në testin ndërkombëtar për nxënësit 15 vjeçar në lexim, matematikë e shkencë?

Kush janë përgjegjësit për këtë gjendje, e a ka zgjidhje? Pse ministri i Arsimit, Arsim Bajrami thotë se nuk është dështim por duhet më shumë të punohet? Po ashtu ish-rektori Ramadan Zejnullahu rikthehet për të analizuar se pse kanë dështuar nxënësit kosovarë në këtë test? Kush është fajtor sipas tij?

Jonuz Salihaj nga AAK-ja kënd e fajëson për gjendjen në arsimin e Kosovës dhe politizimin e saj? A ka përgjigje ministri Bajrami për deputetin e PDK-së, Nait Hasani që ka kërkuar burgosjen e tij dhe ministrave të tjerë të arsimit? Si i komentojnë rezultatet e testit PISA në shkolla e në shoqërinë civile?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ramadan Zejnullahu – ish-rektor

Jonuz Salihaj – Departamenti për arsim, AAK

Rinor Qehaja – Instituti i arsimit, Edguard

Ndiqeni emisionin në TV Dukagjini dhe Telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20, ndërsa reprizën të shtunën në ora 10:00.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/