Përballja e vëllezërve Xhaka në Ligën e Kampionëve, flet Graniti

 

Goglat e shortit në Ligën e Kampionëve kanë vënë përballë Arsenalin dhe Baselin. Kështu do të shohim përsëri duelin e vëllezërve Xhaka, pasi Graniti luan për Arsenalin, kurse Taulanti për Baselin.

Nuk ka vonuar dhe nëpërmjet një postimi në Facebook, Graniti ka thënë se kjo është një përballje speciale pasi do të luaj jo vetëm kundër vëllaut por edhe ndaj ish-ekipit.

“Çfarë duhet të them me shortin e Ligës së Kampionëve. Pas përballjes kundër gjakut tim Taulantit në EURO 2016, ne ndoshta do të përballemi sërish në Ligën e Kampionëve. Kjo është edhe më speciale për mua sepse do të luaj kundër ish ekipit tim, Baselit. Unë shpresoj se së bashku do të kalojmë në raundin tjetër”, ka shkruar Granit Xhaka në Facebook.

Ndeshja e parë do të luhet në më 28 shtator në stadiumin e Arsenalit./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT