Boksieri ynë, Sebastian Bytyqi, i cili jeton prej kohësh në Suedi, sfidën e tij të 12 në boksin profesionist, kategoria super e lehtë ( 63 kg ) e zhvillon nesër në orët e hershme të mëngjesit ( sipas kohës sonë ), në Goald Coast të Australisë.
Ai, do të përballet më boksierin Australian Liam Paro, i cili poashtu, në 13 duelet e deritashme, nuk është mposhtur asnjëherë.
Dueli i këtyre dy boksierëve të pamposhtur që, shumicën e dueleve i kanë fituar para kohe, me nokautime ( 9 dule, Paro, e 8 duele Bytyqi ) do të jetë i vlefshëm për titullin World Boxing Organisation Youth Super Lightëeight Title.
- Advertisement -