Pavarësisht rivalitetit të nxehtë në Serinë A, ku diferenca për vendin e parë është vetëm e ngushtë dhe po luftohet fuqishëm për titullin kampion, tifozët e Napolit dhe ata të Juventusit kanë dhënë një mesazh për të gjitha tifozeritë që ngjallin dhunë dhe urrejtje në ndeshjet e futbollit.
Ndoshta do të duket e pabesueshme por dy tifozeritë rivale të përbetuara kanë dhuruar një tjetër performancë “Fair Play”. Para ndeshjes, në një nga lagjet e Torinos, këto 2 tifozeri janë përqafuar së bashku, dhe kanë festuar sikur të ishte një takim miqësor. Videoja është duke bërë xhiron e internetit. Një mesazh mjaft me vend për të gjitha tifozeritë problematike!
- Advertisement -