Pas vjedhjes së sotme nga persona të paidentifikuar në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, u reagua me shpejtësi.
Policia e Kosovës, pak orë pas ngjarjes, ka suspenduar një zyrtar policor dhe mbikëqyrësin e Lumezit, shkruan Periskopi.
Por, analistit Imer Mushkolaj nuk iu ka dukur i drejtë ky reagim i menjëhershëm krahasuar me mosreagimin për 16 ditë me radhë në rastin e Astrit Deharit, i cili vdiq në rrethana të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Shteti efikas: për vjedhjen e nji telefoni suspendon policë pa u bo 24 orë – për vdekje në burg pas 16 ditësh!”, ka shkruar Mushkolaj.
- Advertisement -