Për të shkuar më shpejt në Shqipëri, Serbia e do autostradën nëpër Kosovë

Mandatar për formimin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq në samitin e Parisit, duke përmendur projektet infrastrukturore, ka thënë se Serbia duket të jetë më e gatshme se sa Kosova për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë.

Ai, duke folur për këtë projekt, ka thënë se ky projekt, njofton B92, është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin e Toplicës, edhe për Prokuple, Kurshumli, Bllacë dhe Zhitoraxhë si dhe për një pjesë të rajonit të Nishavës, transmeton Koha.net.

“Mendoj se autostrada është lidhje shtesë infrastrukturore edhe me Shqipërinë sepse do të kemi rrugë shumë të shpejtë që nga Durrësi deri në Tiranë”.

Vuçiq ka përfunduar se paqja dhe stabilitetit janë të rëndësishmet për zhvillimin ekonomik.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT