Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënës dhe të birit, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në Durrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Autori i plagosjes, Erges Juba, i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Flamur Çerma, së bashku me nënën e tij është arrestuar, njoftojnë burime të Panorama.al.
Mësohet se në vendngjarje ka qenë Erges dhe Zyber Juba, vëllezër mes tyre, të cilët fillimisht janë goditur me sende të forta, e më pas kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar në drejtim të nënë e bir.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen.
- Advertisement -