Për Neymarin “Copa America” përfundon para kohe!

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është suspenduar me katër ndeshje moslojë, pas incidenteve në duelin që Brazili pësoi ndaj Kolumbisë me rezultat 0-1.

Ylli i Barcelonës ka marrë një karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Kolumbisë, ku ai u përfshi në kacafytje me Jeison Murillon dhe Carlos Baccan.

Neymar do të mungojë kështu në ndeshjen vendimtare të Brazilit ndaj Venezuelas, teksa kështu ai mund të thuhet se do të mungojë në gjithë garën e mbetur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT