Për Maradonan, Mourinho është më i mirë se Guardiola

Diego Maradona beson se Jose Mourinho është menaxheri më i mirë i futbollit në botë.

Ish-ylli i Argjentinës, Napolit dhe Barcelonës thotë se menaxheri i Chelseat, është më i mprehti në botën e futbollit dhe atë më i mirë se menaxheri i Bayern Munich, Pep Guardiola.

“Mourinho është miku im”, ka thënë Maradona në një intervistë për Sky Sports, transmeton Telegrafi.

“Për mua, Mourinho është më i madhi pa hijen e dyshimit, pasi ai e di se çfarë do të thoni para se ju ta thoni atë. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme! Kjo e bën atë Mourinho. Kjo e bën atë më të madhin”.

“Pep ose Mourinho? Do të thosha Mourinho. Mendoj se Pep ka nevojë edhe për pak më shumë kohë, të cilën Mourinho e ka pasur, për t’u bërë Mourinho”, ka shtuar argjentinasi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT