Për këto arsye u shkarkua Bordi i Postës

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike Telekomi, raporton KTV.

Ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se kjo është domosdoshmëri.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershme të qeverisë i propozoj qeverisë të: 1. Shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Telekomit. 2. Shfuqizohet vendimi i 29 marsit 2018 dhe 11 qershor 2019 të vendimeve të qeverisë për emërimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka dhënë tri arsye:

1. Ndërmarrja nuk ka përmbushur planin e biznesit.

2. Qeveria ka arsye se drejtorët kanë shkelur detyrat kanë lejuar shpenzime të tepërta

3. Rezoluta e Kuvendit kërkon nga qeveria shkarkimin e drejtorëve

Derisa zëvendkryeminsitri Avdullah Hoti ka thënë se Hajdari duhet të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjes.

“Mendoj që është propozim i bazuar, por ftoj ministren që të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike se gjendja është me e keqe edhe se këtu”, u shpreh Hoti.

Tutje ministrja Hajdari për propozimin e Hotit tha se kjo në Kuvend ka ardhur si çështje emergjente.

“Ke të drejtë për propozimin. Nuk ka nevojë për debat ndërministror derisa kjo kërkesë ka ardhur në Kuvend si çështje emergjente”, u shpreh Hajdari.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com