Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi për media bën të ditur se vaksinimi kundër COVID-19, ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga MSH, shkruan Syri.net Kosova.

Siç njofton MSH, gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar deri më tani është 39.321.

“Vaksinimi po vazhdon përmes përcaktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion”, thuhet në njoftim.

Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim e të gjithë qytetarëve që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullatës së Kosovës.
Më poshtë video udhëzuesit si të aplikohet për regjistrim në e-kosova dhe sit ë aplikohet për vaksinim kundër COVID-19:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë