Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 49 aksidente

Foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Prej tyre, 37 janë pa të lënduar, kurse 12 të tjerë janë me persona të lënduar, shkruan Indeksonline.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe, policia ka njoftuar se ka shqiptuar 599 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit.

Tutje, për 24 orë, janë arrestuar 17 persona dhe 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.