Pepe fajëson gjyqëtarin

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka qenë shumë i frustruar me referimin pasi Valencia arriti që t’ia humbë shpresat klubit mbretëror për të fituar këtë sezon titullin.
Reali nuk arriti që të shkrijë një disavantazh prej 2-0 të krijuar në pjesën e parë të takimit, për të barazuar me 2-2 në fund e që e lë komplet jashtë garës për titull klubin mbretëror.
“Eshtë e vështirë. Nuk dua të flas për gjyqtarët, por futbolli është një lojë e kontaktit. Gjyqtari ka dhënë ndërhyrje kundër nesh që ne nuk i kuptuam”.
“Andre Gomez ka bërë shumë ndërhyrje por nuk u ndëshkua. Ishte ndeshje e lehtë për t’u referuar, por gjyqtari vet e komplikoi pa asjë nevojë”, deklaroi Pepe.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT