Pengmarrja në Mali la pas 22 të vdekur

Pengmarrja e zhvilluar nga persona të armatosur, që dyshohet se janë xhihadistë, në hotelin “Radisson Blu” në Bamako,  ka përfunduar dje pas nëntë orësh me rreth 20 të vdekur, pas ndërhyrjes së forcave mailane të mbështetura edhe nga forca të huaja, kryesisht franceze.

“Pengmarrja përfundoi. Ne jemi aktualisht të garantojmë sigurinë në hotel”, deklaroi një burim ushtarak duke theksuar se dy nga terroristët janë vrarë.

“Të paktën 18 trupa janë gjendur”, sipas një burimi të forcave të huaja të sigurisë.

Ndërsa sipas forcave maliane të sigurisë flitet për të paktën 22 të vdekur mes pengjeve

- Advertisement -

MË TË FUNDIT