Penda e Diturisë

 

Shkruan Islam Krasniqi

Po filloj me një thënie të dëgjuar shpesh sa më shumë thellohemi në botën të lexuarit, aq me shumë e kuptojmë sa të pa ditur jemi, sepse dituria është rrugë pa fund, mirëpo atë duhet ta kërkojmë atë ashtu siç e kërkon njeriu ushqimin.

Në historinë tonë a patë ndonjë herë lider që do ti dëgjonte kërkesat e këtij populli të mjerë, vuajtën e tyre, a pati ndonjëherë lider që do të hynte në lëkurën e tyre dhe ti shikonte se si jetojnë, a kanë për të ngrënë apo për të pirë, kanë ku të strehohen apo ku të bëjnë gjumin, kush e mallkojë këtë popull që të vuaj gjithmonë, nga skamja dhe mjerimi, nga korrupsioni dhe krimi. Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, e këndej, asnjë liderë, asnjë qeveri nuk punojë në interes të vendit, nuk punoj për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, po çdo herë me taksat e tyre kërkoi vetë kënaqësi, u pasuruan u benë milioner, dukë e përdorur formulën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shantazheve e mashtrimeve, haraçit dhe plaçkitjes, me letra apo me dhunë.

Ku e fituam këtë sëmundje, si u infektuam nga ky virus në popullit shqiptar, po thuajse nga të gjitha anët ku jetojnë ata, që të harrohen interesat kombëtare për një kolltuk, për përfitime personale, apo ndoshta kemi nevojë për një njëri si xhaxhi që ti pretë me shpat në dorë.

Cila është rruga e shpresës në këtë vend, duke e kërkuar rrugën diturisë apo të bëhemi servil të pushteteve, sa do që kërkon dituri, aftësia për të vepruar është shumë e vogël sepse gjithçka tu imponohet, gjithkund je i diskriminuar.

Politikanet tanë u kapën në politik me një palë opinga dhe për një kohë të shkurtër u bënë milioner, a nuk është e turpshme që elita politike të marrë pagë 10 herë me të lartë së mesatarja e pagës në Kosovë, veç pagës gëzojnë edhe benificione, mëditje, janë anëtarë të komisioneve, etj etj, kurse popullit të shkret çdo herë e më shumë i keqësohet gjendja, i rëndohet mbijetesa.

Jetojmë në një kohë kur nuk çmohet mençuria, por kërkohet vetëm kënaqësia, ku njerëzit e ditur nënçmohen, shkelën nga injorantët, ju imponohet çdo gjë, dhe mundësia e parë largohen nga ky vend, pavarësisht në cilin profesion ka shkri djersë për të marrë dije, jurist, ekonomist, doktor, inxhinier, çdo dit e me shumë mundohen të gjejnë zgjidhje për tu larguar nga këtu.

Maskimi dhe gënjeshtra e liderëve tanë tregojnë që janë njerëz të dobët dhe pa dinjitet, që këtij vendi ia kanë ndalë dritën, ku sistemi politik ju mundëson që liderët e të gjitha partive,” pa dallim” të pasurohen brenda natës, kurse qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme dhe të mjerueshme.

Shkalla e rritjes së papunësisë dhe standardi shumë i lartë po shkakton edhe çrregullime të ndryshme emocionale tek njerëzit, ku nga varfëria e madhe po bijën pre e grupeve të ndryshme terroriste, siç është rasti me ISIS-in, apo ndo një tjetër, për një pagë e sakrifikoni edhe jetën e tyre, vendi ynë nuk ka zhvillim për të na bëre zgjedhje të punësimit, BE-ja na ka mbyllur kufijtë dhe nuk mund të lëvizin pa viza, qytetaret për një jetë me të mirë po nisën në drejtim të Lindjes së Mesme.

Pas gjitha këtyre ku mund të gjejmë kënaqësi kur nuk patëm kurrë një lider me ambicie të shëndosha, një lider që kurrë nuk lundroj në valët e diturisë, një lider evropian që mbi të gjitha është njëri, që nuk ka nevojë të ruaj askush, ashtu siç ruhen egërsirat kur të dalin nga çerdhe e tyre, por të dalin të vetëm pa e kthyer kokën mbrapa mirëpo këtu tek ne çdo shpjegim është i tepërt. Nëse nuk mund të mbash zjarrin në dorë, mos e kapë se nuk je i denje për atë punë!..

- Advertisement -

MË TË FUNDIT