Trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini vazhdon të habisë mediat britanike me deklarata mbi të ardhmen e tij. Në Angli janë të bindur se nëse ai nuk arrin të fitojë titullin kampion në këtë sezon do të largohet nga “Qytetarët”. Por Pelegrini ka një mendim krejt të kundërt me opinionin në Angli. Edhe në prag të ndeshje skundër Bërnlit në kampionat, trajneri i kampionëve të Anglisë ka deklaruar se nuk do të largohet nga Siti edhe nëse nuk arrin të fitojë titullin në Premier. Madje këtë herë ai ka bërë një hap më tej përpara duke shtuar se jo vetëm nuk do të largohet por ai po mendon të rinovojë kontratën me “Qytetarët”. Pelegrini ka një kontratë deri në vitin 2016 me Sitin, por ka shfaqur dëshirën për të vijuar dhe më gjatë bashkëpunimin me këtë klub. “Nuk e di për se shqetësoheni kaq shumë për të ardhmen time. Ajo është fare e thjeshtë, unë kam një kontratë deri në vitin 2016. Unë do të mbyllë kontratën time këtu dhe shpresoj që të qëndroj edhe përtej vitit 2016. Kudo ku kam nënshkruar kontrata jam përpjekur t’i çoj deri në fund. unë jam i kënaqur tek Siti, nëse nuk do të jem ndoshta do të kërkoj ta mbyll përpara kohe. Edhe nëse nuk arrijmë të fitoj titullin në këtë sezon nuk do të largohem”- ka thënë “bosi” i Sitit.
- Advertisement -