Peja ka mposhtur Bashkimin në takimin e katërt të play-offit me rezultat 94:77 për t’u kualifikuar në finale.
Peja më herët mposhti Bashkimin në dy takime ndërsa prizrenasit siguruan vetëm një fitore, raporton ‘koha.net’.
Më i dalluari te Peja ishte Alban Veseli me 19 pikë, teksa Drilon Hajrizi shtoi 17 tjera.
Peja në finale e pret fituesin e duelit Ylli – Sigal Prishtina, i cili është vonuar për shkak të angazhimeve të prishtinasve në Ligën Ballkanike.
- Advertisement -