Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar hetime të pavarura ndërkombëtare për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.Në rezolutën me tone të ashpra kritike, të miratuar mbrëmë, ligjëvënësit evropianë kanë vlerësuar se vrasja e Nemtsovit ishte “vrasja më indikative politike në historinë aktuale të Rusisë” dhe kanë tërhequr vërejtjen se propaganda e Kremlinit po e shndërron Rusinë në “shtet të represionit, shprehjes së urrejtjes dhe frikës”. Kjo rezolutë u miratua, derisa anëtari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kremlinit, Andrei Babushkin, është marrë në pyetje nga hetuesit rusë, pasi e kishte vizituar personin, Zaur Dadayev, dhe dy të akuzuar të tjerë, për vrasjen e Boris Nemtsovit, në burgun Lefortovo në Moskë.Babushkin, pas vizitës së tij më 11 mars, tha se kishte shenja se Dadayev ishte torturuar për ta pranuar fajësinë.
- Advertisement -