PDK,LDK dhe NISMA nesër hapin fushatën zgjedhore në Drenas!

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, kanë bërë të ditur se nesër më 28 nëntor do të hapin fushatën zgjedhore në qytetin e Drenasit.

Përmes njoftimeve të ndryshme, këto tri subjekte politike kanë bërë të ditur se në cilat vende do të mbahet nesër fushata, transmeton Indeksonline.

Më poshtë ju sjellim njoftimet e tyre:

Njoftimi i PDK-së:

“PDK neser, 28.11.2016, fillon hapjen e fushatës zgjedhore për kryetarin e Drenasit, me kandidatin Ramiz Lladrovci.

Vendi: Korroticë e epërme, hotel “Princess Ana benz”, Drenas

Ora: 15:00

Për të gjitha mediet e interesuara, për të përcjellur këtë ngajrje, transporti është i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe ekipet e mediave duhet të jenë te selia e PDK-së, në Prishtinë, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i LDK-së:

Nesër (e Hënë) më 28 nëntor 2016, në orën 12:00, do të bëhet hapja e fushatës së Lidhjes Demokratikë të Kosovës në Drenas, e në të cilën do të marrë pjesë Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa

Manifestimi do të mbahet, në Sallën e Kulturës në Drenas.

Ftohen mediet që ta përcjellin.

Njoftimi i NISMA-s:

Ju njoftojmë se NISMA për Kosovën, nesër do të mbaj tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Tubimi do të mbahet nesër, më datë 28 Nëntor 2016 ( E Hënë), në ora 14:00, në “Hotel NOBEL” në Drenas.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT