Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë nesër Konventën e nëntë zgjedhore ku pritet të zgjidhet lideri i partisë dhe strukturat tjera udhëheqëse.
“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Konventa në fjalë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhor brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie./Indeksonline/