Partia Demokratike e Kosovës ka nisur angazhimet për zgjedhje lokale. Kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në dy komuna, Lipjan dhe Viti.

Në qytezën e Vitisë, sipas burimeve brenda PDK-së, është vendosur emrin për kandidat të kryetarit.

Bëhet fjalë për Bekim Azizin, që sipas tyre, ka zyrtarizuar kandidaturën për Kryetar komune.May be an image of 1 personNdryshe, Indeksonline ka raportuar gjatë kësaj jave emrat e kandidatëve të PDK-së për kryetar të Kacanikut dhe Ferizajt.

Bëhet fjalë për rikandidime, Besim Ilazin dhe Agim Aliun.