Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e nëntë zgjedhore, ku do zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim e PDK-së.

Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.