Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje, Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve
Në takim kryetarët e nëndegëve janë informuar me përgatitjet që po i bën dega e PDK-së për zgjedhje.
Shtabi Zgjedhor ka kërkuar nga kryetarët e nëndegëve që menjëherë të fillojnë përgatitjet për zgjedhje duke formuar shtabet e tyre zgjedhore në nëndegë. Po ashtu u kërkuar që në kuadër të shtabeve zgjedhore të përfshihen kryesitë e nëndegëve dhe përfaqsuesit e të gjitha lagjeve. Me qëllim të përgatitjeve sa më të mira u kërkuar që menjëherë të fillojnë kontaktet me strukturat e partisë dhe elektoratin.
Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kryetarët e nëndegëve premtuan angazhimin e tyre dhe anëtarësisë me qëllim që PDK të korrë fitore të madhe në zgjedhje edhe në shenjë përkrahjeje të ish kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli që, padrejtësisht gjenden në Hagë.