Dega e PDK-së në Skenderaj pritet që në fillim të javës së ardhshme ta zyrtarizojë kandidatin e saj për kryetar komune në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Zyrtartizimin pritet ta bëjë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai do të jetë Sami Lushtaku, këtë e kanë konfirmuar për portalin rajoni burime brenda degës së PDK-së.

Nga burime të njëjta është konfirmuar se lista për asambleist thujase është përfunduar e tëra, dhe se ka risi në këtë listë.

Ajo qka ka ndërmarrë këtë herë është se do të përbëhet nga emra të rinjë mbrenda partisë dhe se prioritet i është kushtuar kandidatëve të rinjë që janë pjesë e RDK-së, siq janë Alban Berisha e Dafina Shabani .

Sipas këtyre burimeve në këtë listë nuk do të jetë asnjë nga asambleistet apo antarët të cilët i kthyen shpinën PDK-së, në Skenderaj për t’iu bashkuar Jasharit.

E cilët janë këta emra do të mesohën në ditën kur do të bëhet zyrtarizimi, javën e ardhshme