PDK-ja prin në Skenderaj

vidç polici në podujevë

[20:46]- Numëri i votave në Skenderaj po vazhdon.

Deri tani, kandidati i PDK-së, Fadil Nura prin me 62.12 për qind të votave, ndërsa Bekim Jashari me 36.72 për qind të votave.

[20:19]- Po vazhdon numërimi i votave në Skenderaj, ku deri tani kandidati i PDK-së, Fadil Nura po prin me 58.91 për qind të votave.

Ndërsa Bekim Jashari po merr 39.69 për qind, raporton Gazeta Express.

[20:05] – Ka nisur numërimi i votave në Skenderaj, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati i PDK-së, Fadil Nura po prin me 59.34 për qind.

Ndërsa kandidati Bekim Jashari renditet i dyti deri tani me 39.34 për qind, raporton Gazeta Express.