Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren nëpërmjet një Komunikate për Media ka kërkuar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, që të filloj procedurat për ngritjen e shtatoreve të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Komandant Drinit, Komandant Tahir Sinanit, Komandant Hysen Rexhepit, Komandant Agim Shalës dhe Komandant Skender Rexhepit.
“Partia Demokratike e Kosovës, e ngritur në themelet e Luftës mbi vlerat e luftës çlirimtare dhe vlerat universale të demokracisë qytetare.
PDK është vazhduese e vlerave të luftës çlirimtare dhe në kontinuitet angazhohet për promovimin e këtyre vlerave duke forcuar shtetin e Kosovës.
Marrë për bazë që vlerat e luftës çlirimtare janë themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, Partia Demokratike është e angazhuar për promovimin e vlerave dhe ruajtjen e përkujdesin për Dëshmorët, Veteranët, Invalidët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Në përputhje më këto vlera, në përkushtim të ruajtjes së kujtesës sonë historike, për brezat dhe për amanetin e të rënëve kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit nisjen e proceduarave për ngritjen e shtatoreve të:
- Komandantit Legjendar Adem Jashari
- Komandant Drinit-Ekrem Rexha
- Komandant Tahir Sinanit dhe
- Komandant Hysen Rexhepit
- Komandant Agim Shala
- Komandant Skender Rexhepi
Roli i tyre në luftën për Liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte emblematik në betejat e rezistencës kombëtare.
PDK, Dega në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit që në seancën e radhës të propozohen lokacionet për vendosjen e përmendoreve në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta që veprojnë në qytetin tonë dhe të njëjtat ti kthejë për miratim në seancë të Kuvendit Komunal.
Grupi i Kuvendarëve të PDK –së do të jetë aktiv në përmbushjen e kërkesave për ngritjen e përmendoreve”, thuhet në Komunikatën për Media nga PDK-ja dega në Prizren./04online.info/