PDK-ja ia sheh hajrin fitores së AAK-së në Istog!

Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, Dreshaj ka përbmysur rezultatin e deritanishëm në Istog, duke deklasuar Haki Rugovën e LDK-së.

Gani Dreshaj, deri sot ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së. Ndërsa me ngarkimin  e detyrës si kryetar i Istogut, ligji e parasheh dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

E në vend të tij do të jetë Rafet Rama i PDK-së, i cili nga lista e koalicionit PAN, është i pari prej atyre i cili nuk kishte arritur të kishte vota të mjaftueshme për tu berë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Rafet Rama, ka 8868 vota, të cilat atë e bëjnë nga sonte deputet të Kuvendit.