PDK emëron drejtorët në Komunën e Pejës (Emrat)

Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar drejtorët në Komunën e Pejës, njofton Gazeta Blic.

Xhevahire Çeku është emëruar drejtoreshë  për Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike.

Drejtorinë e Urbanizimit, PDK, ka vendosur që ta udhëheq Rajan Arapi. Ndërsa Drejtorinë për Mbrojte dhe Shpëtim/Emergjencë do ta udhëheq Muhamet Mahmutaj.

Dhe në krye të Drejtorisë për Inspekcion, do të jetë Leotrim Murtezaj.

Theksojmë që, PDK dhe LDK, muaj më parë kishin arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.

Marrëveshjen për bashkëqeverisje e kishin nënshkruar Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, dhe Gazmend Muhaxheri (LDK).

- Advertisement -

MË TË FUNDIT