PDK e pyet Shpend Ahmetin: A ka festë Kryeqyteti?

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës dhe kryetarit të saj se nuk ka organizuar festë me rastin e 17 vjetorit, kur qytetarët e Prishtinës e përjetuan lirinë dhe shpresën për jetë.

Ata e kanë fajësuar Komunën dhe kryetarin e saj për mosorganizim të ndonjë feste, duke mos i nderuar kështu dëshmorët e rënë.

Reagimi i plotë i PDK-së, dega në Prishtinë:

Sot bëhen 16 vjet kur njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Kryeqytetin e Kosovës duke i luftuar Forcat ushtarake, policore e pramilitare serbe.

Sot bëhen 17 vite kur qytetarët e Prishtinës e përjetuan lirinë dhe shpresën për jetë. 

Sot Prishtina dhe qytetarët e saj shënojnë 17 vjetorin e jetës së lirë, në Shtetin e Lirë e të Pavarur.

Prishtina dhe Kosova sot shënojnë shtatëmbëdhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe kapitullimit të Serbisë në Kosovë.

E sot pra,qytetarët e lirë në Prishtinën e lirë nuk e jetuan festën e merituar. 

Dëshmorëve të rënë nuk iu bë nderim. Nuk pati as lule as vizita e përkulje pranë tyre, as kujdes e kujtim nga ata që sot e drejtojnë Qytetin për të cilën ranë Dëshmorët tanë!

E rëndë ta shohësh Prishtinën sot stisur në rutinën e vikendit të kësaj fillimvere pa festë, pa flamuj, pa program kulturor -pa asgjë!

LEXO: Shpend Ahmeti Isa Mustafës: Të ftoj në debat publik!
Pse kështu?
Ku janë udhëheqësit zëfuqishëm të drejtuesve të Prishtinës? 

Ku është zotimi Ii tyre deri në piskellimë se e i vlerësojnë e respektojnë Dëshmorët, se e kujdesen për shtet e sovranitet dhe punojnë për Bashkim?

A është kjo tashmë retorikë terse e shpërfaqur edhe në këtë 17 vjetor?

Ndoshta i pari i Prishtinës dhe suita e tij janë larg, dikush në Francë e dikush më në lindje në vikende qefi e relaks! 

Sido të jetë, një është e sigurt se, Prishtina në të gjitha stinët dhe kohët e saj ka pas e do të ketë njerëz që e duan e respektojnë dhe mburren me të.

Urime Prishtinë.

Prishtinasit i kanë nderuar e do ti nderojnë perjetë Dëshmorët dhe Heronjtë tanë. Sot për ta veç një fjalë: 
FLINI TË QETË…

- Advertisement -

MË TË FUNDIT