PDK e Gjilanit ia kujton Lutfi Hazirit kur Thaçin e Veselin i quante kriminelë e Kurtin hajn të pulave

Dega e PDK’së në Gjilan ka komentuar përgjigjen e Lutfi Hazirit drejtuar Ramush Haradinajt se duhet të ndalet gjuha degraduese si dhe duhet të ruhen institucionet e Kosovës.

Sipas PDK’së, kur Haziri zihet ngushtë tregohet i kulturuar dhe i matur.

Ndërsa, herëve të tjera, PDK thotë se Haziri përdorë gjuhë fyese, kërcënuese e ofenduese.

Partia e Thaçit ia ka kujtuar kohën kur Haziri i quante kriminelë Thaçin e Veselin ndërsa tash i “ledhaton ata”.

“Para pak viteve kur Hashim Thaçi e vizitonte Gjilanin, ishte po ky Lutë që ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës e quante “jabanxhi” në vendin e vet, atë dhe ekipin e tij i quante “njërëz me maska” dhe “Hiena”… Po vet Luta dhe bashkëpartiakët e tij para koalicionit PDK-LDK, i etiketonte, akuzonte dhe i quante edhe kriminel udhëheqësit më të lartë të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ndërsa sot i ledhaton ata”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Lexojeni të plotë reagimin e PDK’së së Gjilanit

Sikur Lutfi Haziri të ishte aq burrë dhe të kishte aq shumë moral politik, do të ishte për lakmi se si ai po e këshillon Ramush Haradinajn dhe të tjerët, që të ruajn institucionet e Kosovës dhe të ndalin gjuhën e sjelljen denigruese ndaj njëri tjetrit.

Lutfi Haziri vetëm kur e ka punën ngusht tregohet “i kulturuar dhe i matur”, përndryshe gjuha e tij e përdorur ndaj rivalëve politik, çdoherë ka qenë fyese, kërcënuese dhe ofenduese.

Jo më larg se vitin e kaluar Lutfi Haziri e kishte quajtur Albin Kurtin “Hajn të Pulava” duke e krahasuar me Ahmet Zogun si dhe duke e prekur në moral. Ndërsa kryetari i tij i LDK-së e kishte quajtur atë edhe “gomar”.

Po vet Luta dhe bashkëpartiakët e tij para koalicionit PDK-LDK, i etiketonte, akuzonte dhe i quante edhe kriminel udhëheqësit më të lartë të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ndërsa sot i ledhaton ata.

Para pak viteve kur Hashim Thaçi e vizitonte Gjilanin, ishte po ky Lutë që ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës e quante “jabanxhi” në vendin e vet, atë dhe ekipin e tij i quante “njërëz me maska” dhe “Hiena”, kur mundohej dhe mendonte se po kërcënonte ish qeverisjen lokale me dhunën e “Ushtarëve të Rugovës” të cilët pasi erdhi në pushtet nuk po i përmend më asnjëherë këta “ushtarë”, i harroi krejt pasi i mashtroi keq ata.

Jo vetëm gjuhën e fyerjeve, sharjeve e kërcënimeve e përdorë Lutfi Haziri, por tipare të veçanta të karakterit të tij politik janë mashtrimi, shpifjet dhe etiketimet. Fatkeqësisht ai është i paskrubullt në politikë, ditën i fyen dhe i shanë ata, ndërsa natën me të njejtit njerëz darkon, pra ky është morali politik i Lutës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT