PDK në Drenas ka dal me një konferencë për media, ku ka thënë se qytetin e Drenasit e kanë vërshuar simpatizantët e Nismas nga Malisheva dhe AKR-së nga Mitrovica.
Fitim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas ka thënë se deri më tani ka qenë një proces i rregullt, por ai shpreh shqetësimin se tash në këtë qytetët kanë filluar të vijnë aktivistë të këtyre dy partive.
“Zgjedhjet kanë filluar në ora 7 të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull, deri në ora 13 procesi ka shkuar në rregull, nga ora 13 kemi pasur disa incidente të vogla, sidomos nga partitë e vogla në Drenas. Unë i ftoj qytetarët e Drenasit, siç kanë votuar çdo herë edhe kësaj here të votojnë në mënyrë të qetë dhe t’i bindim të gjithë se Drenasi dinë të votojë. Unë dua tu jap një lajm se tash ka filluar të mbushet Drenasi me aktivist nga Malisheva dhe Mitrovica”, ka thënë Berisha.
- Advertisement -