Dega e PDK’së në Fushë Kosovë ka numëruar një sërë keqpërdorimesh të komunës, të përmbledhura në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të degës së PDK’së në Fushë Kosovë:

Keqpërdorimet e shumta të Komunës së Fushë Kosovës, të përmbledhura në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020:
Publikimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Fushë Kosovës për vitin 2020 (korrik 2021) vë në sipërfaqe shumë parregullësi, si në:
  • çështjet e menaxhimit financiar dhe të pajtueshmërisë
  •  Subvencionet dhe transferet
  • Çështjet e ndërlidhura me shpenzimet për menaxhimin e pandemisë Covid -19
  • Pasuritë kapitale dhe jokapitale
  • Të arkëtueshmet
  • Funksioni i auditimit të brendshëm
● Nuk është kryer procesi i inspektimin prej së paku 20% i të gjitha objekteve brenda territorit të komunës së Fushë Kosovës. Në bazën e tatimit në pronë për objektet e vitit 2020 figurojnë gjithsej 23,112 objekte të regjistruara, kurse nga menaxheri i tatimit në pronë nuk janë raportuar raste për inspektimin/verifikimin të pronave të paluajtshme. Kjo nënkupton se Komuna nuk ka informata të plota rreth prones se tatueshme dhe ndikon nënvlerësimin e të hyrave vetjake
● Komuna e Fushë Kosovës nuk respekton ligjin në shqyrtimin e ankesav duke tejkaluar afatet ligjore deri në 270 ditë vonesë edhe pse shqyrtimi I tyre është I paraparë Brenda pesë ditëve të punës. Kjo ndikoj direkt edhe në vonesat apo mos kryerjen e pagesave nga tatimpaguesit
● Komuna e Fushë Kosovës ka parregullësi edhe lidhur me pagasat e qirave, pagesa e obligimit duhet të bëhet deri në fund të javës së parë të secilit muaj vijues .Vlera totale e borxheve nga qirat e objekteve publike nga pesë obligues për vitin 2020 është 28,285€. Testimi i mostrës ka treguar se situata e mos pagesës së kësteve mujore nga qiramarrësit është është duke u përsëritur për vitin e tretë me radhë. Vazhdimi i praktikave të tilla të menaxhimit të tillë të kontratave të qirasë, mund të nxisin obliguesit tjerë që t’i shmangen pagesës së qirave, si dhe të rrisin vlerën e të arkëtueshmeve.
● Me Rregullën e prokurimit publik I njëjti zyrtar nuk mundet të ket dy funsione të përgatit standardet e cilësisë apo specifikimet e poashtu edhe të jet anëtar I komisionit vlerësues , në Komunën ë Fushkosovës ka ndodhur një gjë e tillë
– Për kontratën ‘’Furnizimi dhe montimi i serrave’’ në vlerë prej 54,821€, i njëjti zyrtar që ka përgatitur paramasat, ishte kryetar i komisionit vlerësues si dhe kryetar i komisionit për mbikëqyerje të kontratës; –Për kontratën ‘’Furnizimi me mekanizëm bujqësor’’ në vlerë prej 70,342€, i njëjti zyrtar që ka përgatitur paramasat, ishte anëtar i komisionit vlerësues si dhe kryetar i komisionit për mbikëqyerje të kontratës; dhe
-Për kontratën ‘’Furnizimi me motokultivatorë’’ në vlerë prej 68,887€, i njëjti zyrtar ishte anëtar i komisionit për vlerësim dhe i komisionit për mbikëqyerje të kontratës. Kjo mund të ndikoj në favorizimin e përfituesve si dhe pranimin e mallrave apo paisjeve me kualitet më të dobët në krahasim me kontraten
● Gjatë ekzaminimit fizik kemi identifikuar që ‘’Furnizimi me mekanizëm bujqësor ‘’ (96 copë) në vlerë prej 70,342€ nuk ishte shpërndarë i gjithë mekanizmi për fermerët, si: Trimer Kositëse bari (2 copë), Kultivator (2copë), Kositëse me benzin (2copë), Prerëse bari professional për fusha futbolli Traktor villager dhe Prerëse bari për parqe dhe fusha futbolli Traktor ishin mbajtur në depo të komunës për qëllim të mirëmbajtjes për nevojat e komunës. Vlera e tyre totale sipas furnizimit është 6,710€. Mekanizmat bujqësore të mbajtura në depo nuk ishin regjistruar si pasuri të komunës. Kjo I bie që komuna subvencionoj vetveten, por nëse ka nevojë për mjete të tilla, ajo duhet t’i blej dhe financoj këto pajisje nga programet tjera dhe jo nga subvencionet e parapara për stimulimin dhe zhvillimin e bujqësisë
● Komuna ka subvencionuar dy herë të njëjtin projekt ‘’Rritja e kohezionit social dhe ndëretnik, përmes aktiviteteve kulturore dhe sportive’’ tek dy përfitues të ndryshëm. Përfituesi i cili ishte mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në vlerë prej 2,000€ ishte përfitues individual dhe nuk kishte marrëveshje /kontratë me komunën, si dhe nuk kishte dorëzuar kurrfarë raporti për fondet e shfrytëzuara. Ndërsa përfituesi tjetër ishte REIS (Instituti për Hulumtim, Trajnim dhe Edukim) në vlerë prej 5,000€ i mbështetur nga drejtoria për Arsim, kishte marrëveshje me komunën dhe ka dorëzuar raporte financiare për aktivitetet e kryera. Mbështetja e të njëjtit projekt për dy përfitues të ndryshëm tregon për kontrolle të pamjaftueshme dhe mundësi të shpërdorimit të fondeve publike
● Me vendim të kryetarit nr.3485 dt.08.10.2020, OJQ ”Qendra e liderëve të rinjë të komunitetit” në Fushë Kosovë ka përfituar mjete financiare në vlerë prej 2,000€, me destinim për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve për realizimin e një vizite studimore të 25-30 studentëve të komunitetit RAE, në Republikën e Shqipërisë sipas ftesës së OJQ ”Roma Versitas Albania” me seli në Tiranë. Në kërkesë për mbështetje financiare, OJQ-ja nuk kishte paraqitur projektpropozimin si dhe nuk kishte realizuar vizitën studimore në Republikën e Shqipërisë. Kjo është zëvendësuar me vizitën/shëtitjen njëditore në Prevallë dhe për mjetet e shpenzuara kishte prezantuar dëshmi jo të duhura Ndikimi Mungesa e kontratës nuk siguron se është arrit qëllimi për të cilin është ofruar mbështetja financiare publike.
● Komuna kishte bërë financimin e OJQ-ve pa shpallje publike. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të kujdesit jo të duhur të zyrtarëve përgjegjës të komunës për të mbështetur kërkesat ligjore, lidhur me planifikimin, raportimin dhe financimin e të gjitha OJQ-ve përmes shpalljes publike Një mënyrë e tillë kufizon mundësinë e përfituesve potencial për të marrë pjesë në skemën e përfitimit të subvencioneve dhe trajtimin e tyre të barabartë, si dhe qasjen e publikut në shpenzimin e fondeve për financimin e OJQ-ve.
● Sa I përket mjeteve të dedikuara për menaxhimin e pandemisë COVID-19 Komuna kishte realizuar pagesa që nuk ndërlidhen me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 në vlerë prej 80,734€. Ato kanë të bëjnë me: – Mëditje të udhëtimit zyrtar në vlerë prej 2,434€ e paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve; – Komuna kishte lidhur kontratë me OJQ-në për ‘’Ofrimi i shërbimeve sociale, shëndetësore dhe tjera në komunën e Fushë Kosovës’’ në vlerë prej 832,100€ me kohëzgjatje prej 01.04.2020 deri më 31.03.2022. Megjithatë, nga fondet e destinuara për Covid 19, me vendim të kryetarit, vlera prej 73,800€ është transferuar te kjo OJQ, me destinim për pagesën e pagës shtesë për menaxhimin e pandemisë COV-19. Kjo është bërë për muajin korrik dhe gusht 2020, për 123 punëtorët e angazhuar në punë, bazuar në kontratën e lart shënuar. Në mesin e këtyre punëtorëve që kanë përfituar shtesat në paga, kemi identifikuar menaxherin e kontratës nga ana e komunës, drejtorin e OJQ-së dhe dy tjerë nga stafi i saj ekzekutiv. Për më tepër, ky vendim ishte në kundërshtim me rregulloren për ndarje të subvencione Nr.83, neni 6, sipas së cilit Kryetari i Komunës, lejon ndarjen e subvencioneve për persona juridik prej 0-5,000€. – Për realizimin e trajnimeve profesionale të rrobaqepësisë për femrat, në veçanti të komunitetit egjiptian në Fushë Kosovë, ishte ofruar mbështetje financiare në vlerë prej 4,500€. Objektivat e projektit nuk janë arritur për shkak se sipas projektit numri i përfituesve të trajnimeve ishte parashikuar të jetë 48 veta për 3 muaj, por vetëm 13 veta kishin ndjekur trajnimin, ndërsa 10 prej tyre ishin çertifikuar. Raporti i dorëzuar financiar nga ana e OJQ-së, nuk ishte i plotë dhe i mbështetur me dëshmi relevante. Kjo ka ndikuar në shfrytëzimin e fondeve jashtë destinimeve përkatëse dhe në mos arritjen e objektivave përkatëse. Prandaj, shpërndarja e mjeteve pa bazë ligjore, tregon për menaxhim jo adekuat të fondeve publike nga ana e komunës.
● Sipas rregullores pasuria kapitale duhet të regjistrohet në SIMFK, ndërsa pasuria jo kapitale dhe stoqet duhet të regjistrohen në sistemin e-pasuria. Komuna pasurinë jo kapitale dhe stoqet nuk e kishte menaxhuar përmes sistemit E-pasuria. Po ashtu nuk kishte ndonjë regjistër apo evidencë tjetër për evidentimin dhe menaxhimin e pasurisë. Në PFV është bartur vlera e njëjtë nga viti 2019. Mos menaxhimi i pasurive jo kapitale dhe stoqeve përmes sistemit epasuria si dhe mungesa e një regjistri të veçantë të këtyre pasurive, vështirësojnë menaxhimin efektiv dhe vë në dyshim saktësinë e informatave.
● Mos menaxhimi i pasurive jo kapitale dhe stoqeve përmes sistemit epasuria si dhe mungesa e një regjistri të veçantë të këtyre pasurive, vështirësojnë menaxhimin efektiv dhe vë në dyshim saktësinë e informatave. Për shkak të mos inventarizimit vjetor të pasurive jo financiare nuk është e mundur të konfirmohet ekzistenca fizike dhe vlera përdoruese e pasurive në datën e Pasqyrave Financiare dhe as të nxirren evidencat e sakta mbi gjendjen e tyre kontabël
● . Komuna për vitin 2020 nuk kishte arritur që të formoj komisionin dhe nuk ka kryer inventarizimin lidhur me gjendjen fizike të pasurisë jo financiare, kushtet e ruajtjes së tyre dhe vërejtjet mbi karakterin e diferencave dhe dëmtimeve të konstatuara.
● Borxhet nga taksat për ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve janë mjaft të larta dhe të përcjellura që nga viti 2017 në vlerë 782,408€. Nga auditimi i pesë (5) mostrave në vlerë 132,303€ nga kjo kategori, është vërejtur se nuk ka pagesa ndër vite nga këto biznese, e po ashtu nuk ka as ngarkesa në vitet e fundit për shkak të vendimeve të Kuvendit Komunal për lirimin e tyre. Si të tilla këto borxhe nuk pritet të arkëtohen, pasi që kanë kaluar mbi 4 vite nga pezullimi i taksave për ushtrimin e veprimtarive të bizneseve. Mungesa e veprimeve konkrete shtesë për arkëtimin e borxheve rezulton me rritje të këtyre llogarive, rrezikon që komuna të ketë humbje financiare si dhe mos realizimin e projekteve të komunës të financuara nga të hyrat
● Komuna e Fushë Kosovës nuk ka kryer auditimin sipas planit vjetor të Auditimit të Brendshëm, ishte e kishte planifikuar të kryej pesë auditime për vitin 2020. por në gjashtëmujorin e parë nuk kishte kryer asnjë auditim. nga të cilat kishin përfunduar vetëm dy, për tër vitin njëri nga fusha e prokurimit dhe auditimi tjetër ka të bëjë me implementimin e rekomandimeve të dhëna për vitin 2018/2019. Nga dy rekomandimet e dhëna në raportet finale të AB-së për vitin 2020, asnjëra nuk është zbatuar Mungesa e aktiviteteve efektive të auditimit të brendshëm mund të ndikojë në vazhdimin e përsëritjes së dobësive në sistemet kyçe të kontrollit të brendshëm dhe menaxhmenti të mos jetë në gjendje të reagoj me kohë për eliminimin e tyre
.
● Komuna nuk kishte përgatitur raportin vjetor për vitin 2020 i cili duhet të përfshijë informatat për përshtatshmërinë e mjedisit të kontrollit të brendshëm, sistemit të menaxhimit të rrezikut dhe mënyrat e eliminimit të tyre, përshtatshmërinë e menaxhimit të sistemit financiar dhe raportimit etj. Funksionimi jo efektiv i KA, mund të ndikoj në cilësinë e punës dhe fushëveprimin e auditimit të brendshëm, identifikimin e fushave me prioritetet për auditim, si dhe shqyrtimet e raporteve të NJAB dhe auditorit të jashtëm.