PDK: Agim Bahtirin e ka sulmuar simpatizanti i AKR-së (foto)

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka reaguar në lidhje me sulmin fizik që i është bërë kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri.
PDK thotë se Kryetari Bahtiri e ka politizuar sulmin e një qytetari që ka ndodhur sot në ambientet e komunës ndaj tij edhe pse e ka njohur dhe e ka ditur se ai është simpatizant i AKR-së.
“Është e çuditshme se si një kryetar komune me aq lehtësi tenton ta hedh në një rrafsh tjetër zhgënjimin e atij djali të ri, të cilin si shumë të tjerë i ka mashtruar për punësim. Qasja e tillë e Agim Bahtirit, jo që është e gabueshme dhe tendencioze, por është e padurueshme për qytetarët mitrovicas. Në vend se të shprehim keqardhje për sulmin që ka ndodhur, Agim Bahtiri na detyron që për hir të së vërtetës të ofrojmë për opinion disa fotografi që dëshmojnë se sulmuesi është simpatizant i AKR-së, i cili gjatë gjithë fushatës ishte afër Agim Bahtirit”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Ne shprehim keqardhje për qytetarët tanë që i ka sjellë në një situatë të rëndë. Dështimin e tij Agim Bahtiri po tenton ta justifikoj me akuza të tilla duke dashur të zhvendos vëmendjen tjetërkah. Ky njeri duhet të bindet se pozita e kryetarit të komunës është përgjegjësi e madhe dhe jo vend për aventura politike”, përfundon reagimi i PDK-së së Mitrovicës.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT