Patrisi sqaron përfundimisht se a është ndarë nga Tuna

Prej disa kohësh kanë dalë thashetheme se Patrisi dhe Tuna i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Si fillim Tuna e ka hequr mbiemrin Berisha nga “Instagrami”, më pas ata nuk e kanë ndjekur më njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale.

Edhe për Shën Valentinin, çifti nuk ka hedhur asnjë foto bashkë.

Por i ftuar së bashku me të vëllain Robert Berishën në emisinonin “Një kafe me Labin”, Patrisi ka treguar si qëndron e vërteta e ndarjes nga Tuna. Ai shprehet se nuk janë ndarë dhe nëse ndahej do e bënte publikisht.

“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem edhe unë do ta bëj shumë publike se nuk është asgjë. Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re.

Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda, ama në momentin që ndahemi do e bëjmë publike. Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë”, është shprehur Patrisi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT